BARNATORJA PRISHTINË

Tani më, AgroGroup Fauna ka në dispozicion edhe selinë në Prishtinë që funksionon si PetShop, Barnatore Bujqësore dhe Veterinare, e cila ofron produkte të ndryshme të sektorëve përkatës me pakicë dhe shumicë.

Pra, këtu keni mundësinë që të furnizoheni me produkte të ndryshme të cilësisë së lartë dhe të brendeve të ndryshme botërore në sektorin e veterinës, bujqësisë, peshkatarisë, bletarisë si dhe kafshëve të shoqërimit.

Në kuadër të sektorit të veterinarisë, mund të gjeni një spektër të gjerë të medikamenteve dhe produkteve të ngjashme të cilat jepen me këshillë të veterinarit (ose veterinares), ku këto ngritin cilësinë e jetës të kafshëve tuaja bujqësore dhe të shoqërimit.

Siç vërehet paraprakisht, në shitoren tonë mund t'i gjeni shumicën e produktve bujqësore dhe gjësende të ngjashme. Nuk do t'ju lodhim më shumë me detaje, pra ejani na vizitoni.

Sa i përket peshkatarisë, si risi për dashamirët e peshkimit, kemi sjellë karrema të ndryshëm (ushqim shtrojë, për Feeder, grep, etj.) të kompanisë prestigjioze hungareze Dovit, me përvojë të dëshmuar shumë vjeçare në këtë fushë. Njashtu, për pajisje peshkimi jemi përfaqësues ekskluziv i brendit SeaKnight.

Përmes sektorit të kafshëve të shoqërimit ofrojmë ushqime të të gjitha kategorive (Ekonomik, Standard, Premium dhe Super Premium) si dhe pajisje të ndryshme kujdesi për miqtë tuaj qenë, mace, zogj, breshka, lepuj, peshq, etj.

Për shkak se ndoshta nuk vërehet në shikim të parë, vlen të përmendet se këtu mund të gjeni edhe produktet e nevojshme të bletarisë, duke përfshirë kosheret, pajisjet përkatëse dhe ushqime të ndryshme për bletë.