FAUNA AGRO

1
Aty ku ekonomikja dhe cilësorja takohen!

Njëri ndër sektorët më të rëndësishëm dhe më frytdhënës është ai i bujqësisë. Pra, me qëllim të rritjes së përqëndrimit në këtë fushë, AgroGroup Fauna koncentron fuqitë e veta punëtore në disa sektorë.

Si rrjedhojë, ky sektor është përgjegjës për hulumtimin e produkteve përkatëse dhe furnizimit të tregut kosovar me to, i cili udhëhiqet nga një grup njohësish të fushave të agronomisë, agrobiznesit, veterinarisë dhe ekonomisë. Ky ekip, me efikasitet hulumton trendet dhe produktet më bashkëkohore në tregjet e ndryshme botërore përmes kërkimeve në internet dhe rrjeteve sociale si dhe duke marrë pjesë në shumë panaire të organizuara brenda dhe jashtë vendit, anë e mbanë globit.

Misioni jonë kryesor është zhvillimi i bujqësisë duke u mbështetur në sipërmarrësit dhe prodhuesit më bashkëkohorë të këtij sektori dhe kështu duke ofruar produkte dhe shërbime adekuate dhe efikase për të krijuar kushte më të mira për bujqit-bashkëpunëtorët tanë.

Agro Fauna ofron në tregun e Kosovës këto produkte: pesticide, ushqime foliare, biocide, sisteme të ujitjes, supstate, inkubatorë, ujëpirëse dhe ushqyese, spërkatëse, vitamina dhe minerale për kafshë, pajisje bujqësore dhe blegetorale, ushqim dhe pajisje për bletë, këpucë dhe qizme pune, etj.

Gjithashtu motiv i yni shtytës është modernizimi dhe specializimi i këtij sektori për aq sa është e mundur, duke u bazuar në tregjet specifike botërore si dhe në përparësitë që mund t'i sjellin këto inovacione.

Thënë shkurt, ne synojmë që nëpërmjet veprimeve tona të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës së bashkëqytetarëve tanë, të kafshëve të tyre dhe mjedisit.

Vlerat kryesore, të cilat na udhëheqin dhe i kemi parasysh janë: profesionalizmi, bashkëpunimi, efikasiteti dhe përkushtimi.

Dhe së fundmi, vizioni ynë afatgjatë është që të jemi sinonim për një kompani që vazhdimisht përcakton standarde më të larta në fushën e agronomisë.