FAUNA DDD

intro-desinsectisationBrejtësit, insektet përveç që janë të bezdisshëm dhe të neveritshëm mund të jenë një kërcënim serioz për shtëpinëbiznesin dhe veçanërisht për shëndetin tuaj. Me qëllim që të mbrohet shëndeti, ushqimi prona si dhe ambienti rrethues, AgroGroup Fauna që nga viti 2006 ka krijuar shërbimin e DDD-së, shërbim ky i cili është licencuar nga ministria e Bujqësisë me nr. të licencës ......... dhe operon duke u mbështetur në përdorimin e metodave të HACCP-it.

Fauna DDD përfshin:

1.Dezeinsektimin - Zvogëlimin apo zhdukjen e popullacioneve të insekteve rrëshqitëse dhe fluturuese si  (furrtaret, thneglat, anjëzat, mushkonjat, teniat, miza),etj. Fauna ofron tretmane dhe preparate të ndryshme për kontroll dhe zhdukje të popullacioneve të insekteve, sepse suksesi i tretmanit varet nga përzgjedhja e preparatit adekuat dhe mënyra se si aplikohet. Prandaj ne ju sugjerojmë që përdorimin e tyre t’ua besoni njerëzve profesional sepse përdorimi i gabueshëm i insekticidve bënë që i tërë tretmani të dështojë dhe aq më keq të krijojë rezistencë tek dëmtuesit.

Disa nga metodat që Fauna DDD aplikon gjatë tretmaneve:

  • pluhurosja (përdorimi i insekticideve në formë pluhuri)
  • spërkatja (përdorimi i suspenzioneve ose emulzioneve, insekticideve)
  • mjegullimi ose shpërndarja e suspenzioneve ose emulzioneve të insekticideve
  • avullimi (avujt e ngrohët ose të ftohtë)  
  • fumigimi (përdorimi i insekticideve në formë të gazrave)

2.Dezinfektimin - Ndërmarrja e masave të ndryshme me metoda të caktuara, me mjete dhe në hapësira të ndryshme me qëllim të pastrimit nga infeksionet ose me qëllim të zhdukjes së baktereve, kërpudhave dhe viruseve.

Mjetet Dezinfektuese i përdorim në disa mënyra:

  • me spërkatje
  • me avullim
  • me fumigim
  • me pluhurosje

3.Deratizimin - Zvogëlimin apo zhdukjen e brejtësve siç janë (miu i fushave, miu i shtëpisë), etj

• Metodave Fizike 

Kjo metodë mbështetet në përdorimin e kurtheve dhe ngjitësve të ndryshëm te cilët janë mjaft efektiv por kanë edhe disavantazhet e tyre. Prandaj në mënyrë që të ofroj sukses të garantuar tek të gjithë klientët Fauna DDD përveç këtyre elementeve përfshin edhe shumë metoda të tjera në sistemin e menaxhimit të situatave të ndryshme të shkaktuara nga brejtësit .

• Metodat Kimike 

Është metoda më e zakonshme dhe njëherit më e suksesshme e trajtimit në rastet e infestimit me minj. Kjo metodë mbështetet në përdorimin e rodenticideve të cilat për nga forma, përmbajtja dhe mënyra e veprimit janë të ndryshme por të gjithë kanë të njëjtin efekt - shkaktojnë ngordhje të brejtësve.

Përzgjedhja e rodenticideve bëhet duke u bazuar në shkallën e infestimit si dhe kushtet e mjedisit ku do të përdoren.
Prandaj mos mendoni asnjëherë se vendosja e një karremi është zgjidhja e problemit, problemi me brejtësit nuk është aq i thjeshte sa duket.

Disa nga rodenticidet që Fauna DDD përdorë gjatë tretmanëve janë: 

  • në formë të lëngshme 
  • në formë pluhuri
  • si grurë
  • si brikete 
  • si pastë 
  • si blloqe parafine   

4.Kontrolli i shpendëve dhe dëmtuesve të tjerë 

Duke i marrë parasysh kërkesat e klientëve, kemi zgjeruar aktivitetin duke ofruar edhe shërbimin për kontroll të shpendëve, gjarpërinjëve, etj.

Kontrolli i shpendëve kryhet duke përdorur:


  • Pajisje me ultratinguj 
  • Repelentë të ndryshëm 
  • Sisteme metalike të cilat përforcohen ne çati.

Shërbimi i DDD-së në institucione dhe shtëpitë tuaja

Ekipet e DDD-së kanë qasje konsultative me klientët, ndërmarrin masa të bazuara në situatën e krijuar në hapësirën tuaj dhe përjashton thënjen se “një zgjidhje ju përshtatet të gjithëve”. Ky shërbim është një shkencë më vete.
Ne ofrojmë zgjidhje duke u bazuar në njohuritë tona për llojet e insekteve dhe kafshëve, mënyrën e sjelljes së tyre, faktorët që ndihmojnë në zhvillimin e tyre, shkallën e infestimit dhe mundësinë e përsëritjes së problemeve. Ne ofrojmë zgjidhje për të gjithë nga shtëpitë dhe bizneset e vogla deri tek institucionet dhe korporatat e mëdha. Nuk është e rëndësishme shkalla apo natyra e problemit me dëmtuesit, a keni nevojë për plane preventive apo për ndërhyrje, ekipet tona do të jenë të gatshme për bashkëpunim dhe do t’ju ofrojnë zgjidhjen që i përshtatet situatës së krijuar në ambientin tuaj. 

-

Kush janë bashkëpunëtorët tanë, kontratat, rekomandimet :

-N.P.P.T.Elkos Group
                                        

-N.T.SH."LABERION"

-Qumështorja "Bylmeti"

-Qumështorja “Kabi”

-Sh.P.K."FLUIDI"

-N.P.P.T “Frutex”

-Compact Group ''Uji DEA"

-Compact Group ''Hotel Kristal"

-Restaurant ‘’Credo’’

-N.P."Fungi FF"

-N.P.P.T ‘’Birra Peja’’  

-Mulliri ‘’Kualiteti

-N.P.’’Agroprodukt”

-N.P.Morava Mont”

-Shooping center “Mediteran”

-N.P.’’Agroprodukt”

-N.P.Morava Mont”

-Shooping center “Mediteran”

-Restaurant Planeti

-N.P.”Pestova”

-Drini Shopping Center

-Dezinfektimi I hapësirave të caktuara të KK Gjilan

-Deratizimi dezinsektimi dhe dezinfektimi i objekteve të Trepçës

-Dezinsektimi hapësinor i qytetit të Gjilanit

-Dezinfektimi I shkollave në Komunën e Gjilanit

-Mercy Corps

-Deratizimi i garazheve dhe bodrumeve të qytetit të Prishtinës

-DDD në institucionet arsimore të komunës së Gjilanit


Stafi Ynë 

Stafi i pregaditur profesionalisht duke u trajnuar vazhdimisht me pajisje moderne dhe me produkte aktuale ka bërë të mundur që t’ju ofrojë:

  • mjedis miqësor duke ofruar këshilla të vazhdueshme për kontroll të dëmtuesve 
  • të jenë bashkëpunues në mbrojtjen dhe diskriditetin e interesave tuja
  • me efikasitetet dhe cilësi t’ju garantojnë parandalimin dhe zgjidhjen e problemeve tuaja.   

Mirëqenia dhe shëndeti

Shërbimi i DDD-së ofron një ambient të sigurtë për punëtorët, kontaraktorët dhe të gjitha palët që kanë qasje direkte në aktivitetin tonë. Qëllimi ynë është që t’i eliminojmë rreziqet për shëndetin dhe sigurinë dhe aty ku nuk është e mundur së paku t’i mbajmë në kontroll në mënyrë efektive, duke e zvogëluar në nivelin më të ulët të mundshëm shkallën e incidenteve dhe aksidenteve. I gjithë stafi kompetent është i trajnuar për kryerjen e detyrave në mënyrë sa më të sigurtë.Të gjitha aktivitetet tona zhvillohen konform standardeve të përcaktuara për shëndet dhe siguri, duke shfrytëzuar preparate cilësore dhe teknologjinë më të re.

Furnizimi me preparate 

Në kuadër të bashkëpunimeve të shumta në fushën e veterinarisë, Fauna ka krijuar edhe linjën e bashkëpunimit për furnizimin me preparate  dhe pajisje për shërbimin e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit. Kjo pjesë u dedikohet shërbimeve profesionale për ta pasur më të lehtë pjesën e furnizimit dhe informimit për preparatet dhe paisjet. Qëllimi ynë është të ofrojmë preparate cilësore me çmime konkuruese për tregun e Kosovës prandaj kemi zgjedhur të bashkëpunojmë me prodhues të njohur në lëmin e DDD-së.

e-mail: ddd@fauna-ks.com
Tel: +377 / 45 305 869
+377 / 45 306 912

_

_

Identifikoni disa nga dëmtuesit e zakonshëm: