FAUNA FARM

veterina2

LIDER ABSOLUT NË FURNIZIM ME PRODUKTE PËR PËRDORIM NË VETERINARI NË TREGUN E KOSOVËS

Fauna Farm është sektori i AgroGroup Fauna që merret me tregtimin e produkteve dhe pajisjeve veterinare në Kosovë.

Furnizimet

Fauna Farm është përcaktuar që nga fillimi që linjat e saja të furnizimit ti orientojë nga prodhuesit shumë kualitativ dhe me çmime konkuruese për tregun e Kosovës. Në këtë drejtim ka krijuar raporte të ngushta afariste me shumicën e prodhuesve lider ndërkombëtarë në fushën e vetë.

Ne kemi promovuar vazhdimisht dhe kemi realizuar nevojën që për klientët tanë të përmbushim në tërsi nevojat e tyre pa ndërhyrje nga jashtë, dhe për këtë qëllim bashkëpunojmë me 10 prodhues ndërkombëtarë nga lëmia e ngushtë veterinare:

  1. Genera DD - Kroaci 
  2. Norbrook - Irelande
  3. Bioveta - Republika Çeke
  4. SwissGenetics - Zvicër
  5. Veterinarski Zavod Subotica – Sërbi
  6. TGS - Maqedoni
  7. Agrofeed - Greqi
  8. Pantex  - Holandë 
  9. Cz Veterinaria – Spanjë
  10. Golash Pharma – Bulgari.

 

Ruajtja e Barërave

Fauna Farm, ka përshtatë depot për ruajtje të barërave veterinare varësisht nga deklarimet e prodhuesve për produktin përkatës. Jo vetem kaq, produktet deri në depot tona transportohen në temperatura të caktuara, dhe nga to nëpërmjet zingjirit ftohës kur për të ka nevojë produkti.

Shitjet

Fauna Farm ka filluar të furnizojë tregun e Kosovës me barëra  dhe pajisje veterinare  që nga viti 1999, duke furnizuar kështu: stacionet veterinare, klinikat private veterinare, institucionet që merren me veterinari, barnatoret veterinare, barnatoret bujqësore, fermat e kafshëve të ndryshme, qumështoret, etj. Rrjeti egzistues i konsumatorëve tanë llogaritet mbi 600 klient të rregullt. 

Me qëllim të ofrimit sa më të mirë të shërbimeve ndaj klientëve, ne bëjmë vizita tek secili klient çdo të dytën javë, në kontakt direkt me qëllim të pranimit të porosive të tyre, bashkëbisedimit për nevojat e përditshme dhe nevojave të reja. Në këtë mënyrë kompania jonë ofron shërbime të shpejta, efikase dhe profesionale, gjithmonë e angazhuar në mbajtjen e raporteve të bashkëpunimit me klientët.

Përveç tjerash, ne ofrojmë një gamë të gjërë të produkteve dhë pajisjeve veterinare, duke llogaritur mbi 500 artikuj në rritje, me cilësi të lartë si dhe me çmim të arsyeshëm që t’i mundësojmë klientëve tanë një shërbim sa më të mirë në teren.

Përpos produkteve dhe paisjeve veterinare kompania jonë nëpërmjet kompanisë së njohur SwissGenetic u ofron klientëve të vet material gjenetik (për insiminim artificial) si dhe Azot të Lëngët (LN2).


Vizitat tek klientët bëhen gjatë këtyre ditëve:

E shtune  E hëne        E marte      E mërkureE ejnte     E premte  
PejëDardanëSkënderajLipjanBesianëGjakovë
DeçanVitiIstogShtimeVushtrriPrizren
DrenasKaçanikKlinëTherandëMitrovicë
FerizajRahovecPrishtinë
Malishevë 

Kontaktimin me agjentët tanë të shitjes mund ta bëni në këta numra të telefonit:

    044/ 540 – 521

    044/ 599 - 268